Përballje

Suns dhe Blazers triumfojnë përball Hornets dhe Raptors


Ndeshjes mes Phoenix Suns dhe Charlotte Hornets nuk i mungoi drama, dhe as koha e rregullt nuk i mjaftoi për të gjetur fituesin.

Ky duel përfundoi me fitoren e Suns me rezultat 101:97.

Ndeshja ishte e barazpeshuar që nga fillimi ku edhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 90:90.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Devonte Graham u tregua vendimtar ku shënoi dy tre pikësha për ta barazuar rezultatin.

Hornets patën shansin për ta fituar ndeshjen, por gjuajtja e Graham në sekondat e fundit nuk arriti të futet në kosh.

Më të mirët te Suns ishin Devin Booker me 35 pikë, 6 kërcime, Deandre Ayton me 14 pikë e 14 kërcime dhe Chris Paul me 16 pikë.

Kurse te Hornets më të dalluarit ishin Devonte Graham me 30 pikë, Terry Rozier me 22 pikë e 10 këcime dhe Miles Bridges me 18 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja mes Portland Trail Blazers dhe Toronto Raptors ishte e zjarrtë po ashtu, ku Blazers arritën një fitore të ngushtë me rezultat 122:117.

Loja ishte e barabartë deri në fund ku Blazers arritën fitoren e tyre të tretë radhazi.

Blazers kishin shtatë lojtarë me pikë dyshifrore, ndërsa Raptors kishin gjashtë.

Më të dalluarit te Blazers ishin Damian Lillard me 22 pikë e 11 asistime, CJ McCollum me 23 pikë e 7 kërcime dhe Robert Covington me 13 pikë e 12 kërcime.

Ndërsa te Raptors më të mirët ishin Pascal Siakam me 26 pikë e 8 kërcime, Fred VanVleet me 20 pikë e 11 asistime dhe Chris Boucher me 18 pikë e 11 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=9uMXyq1utxg&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore