Sport

Sulmuesi i Kosovës transferohet në Izrael


Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani, do ta vazhdojë karrierën në Izrael te skuadra e Hapoel Beer Sheva.

Kosovari është transferuar nga skuadra suedeze, Hammarby, të cilët përfituan shumën e 1 milion eurove për këtë lëvizje.

25-vjeçari ka firmosur kontratë tre-vjeçare me pesë herë kampionët e Izraelit.

Hapoel Beer Sheva është nënkampion aktual i Izraelit dhe do të luaj në garat evropiane në këtë sezon.

Kujtojmë që Selmani në total ka zhvilluar 58 ndeshje me ekipin e Hammarby-t, derisa ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore