Lajme

Sulmohen policët në Pejë, arrestohet i dyshuari


Një person i ka sulmuar zyrtarët policorë në Pejë, derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, derisa njëri nga policët, si pasojë e sulmit nga i dyshuari ka pësuar thyerje të dorës.

Sipas raportit 24-rësh të policisë, gjatë arrestimit i dyshuar ka rezistuar me ç’ rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar për Albanian Post se brenda afatit ligjor, do të paraqesin kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Prokurori i Shtetit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ai.

AP merr vesh si i dyshuari ishte recidivist dhe se incidenti kishte ndodhur për shkak të shqiptimit të një gjobe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore