Lajme

Sulmi në Kabul – shifra e fataliteteve rritet në 170


Pas një sulmi vetëvrasës që shpërtheu në portën e aeroportit të Kabul-it, mbetën të plagosur 18 trupa amerikane dhe deri më tani bilanci i humbjeve të jetëve flet për të paktën 170 njerëz.

Numri i amerikanëve të prekur nga sulmi terrorist i së enjtes në Afganistan u qartësua më shumë më 27 gusht, pasi identitetet e 13 anëtarëve të shërbimit amerikan që u vranë filluan të dalin në sipërfaqe.

Para incidentit të rëndë, trupat amerikane po kërkonin evakuuesit që nxitonin të largoheshin nga vendi.

Ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës kundër forcave amerikane në Afganistan që nga gushti i vitit 2011, kur militantët rrëzuan një helikopter Chinook, duke vrarë 30 ushtarë amerikanë në bord.

Pentagoni ende nuk ka bërë publik emrat e pjesëtarëve të shërbimit amerikan të vrarë.

IS merr përgjegjësinë e sulmeve

Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Kabulit.

Pretendimi erdhi në një mesazh të postuar në kanalin Telegram të lajmeve të tyre.

Grupi tha se një sulmues vetëvrasës – të cilin ata e identifikuan – shpërtheu një jelek shpërthyes midis afganëve dhe forcave amerikane.

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes kanë thënë gjithashtu se ata besojnë se militantët rajonalë të IS ishin prapa bombardimit.

Biden: Nuk ka falje, do ta paguani këtë sulm

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka reaguar pas sulmeve të ndodhura dhe marrjes së përgjegjësisë nga IS.

“Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Do t’ju gjejmë dhe do t’ju bëjmë të paguani”.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e ka bërë të qartë përgjigjen ndaj grupit terrorist ISIS-K, i cili kreu disa sulme terroriste kamikaze, duke lënë të vrarë rreth 80 persona, prej të cilëve 13 trupa amerikane.

Thuajse i përlotur, duke kujtuar kohën kur ai vetë ka qenë për gjashtë muaj pjesë e luftës së Kosovës, Biden shprehu ngushëllimet ndaj familjarëve.

“Ata që humbën jetën sot janë heronj. Kanë qenë ushtarët më të guximshëm dhe më të zotë në botë. Ata kanë qenë dhe janë shtylla kurrizore e SHBA-ve”, vijoi Biden.

Këto 24 orë të fundit, kreu i  Shtëpisë së Bardhë e ka përshkruar si jashtëzakonisht të vështirë. Ai e ka theksuar se sulmet ishin të paralajmëruara. Gjithashtu, u ka garantuar amerikanëve se gjithçka po bëhet, qoftë nga Kabuli qoftë nga Washington-i mbi situatën.

Mbi të gjitha, nuk ka asnjë lëkundje për të përmbyllur misionin e evakuimit. Ai do të përfundojë sipas planit, brenda 31 gushtit.

Sulmi i paralajmëruar

Mbi sulmet, që ndodhën në aeroportin e Kabulit, paralajmërohej prej dy ditësh.

Disa vende evropiane e kanë lëshuar alarmin paralajmërues. Ndër to, edhe zyrtarë nga Britania e Madhe.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, ka garantuar se data 31 gusht, fundi i afatit për tërheqjen e amerikanëve, do të zbatohet.

Brenda natës, këto paralajmërime sa vijnë e rriten, për sulme të mundshme. Vende të tjera, edhe jo perëndimore, kanë filluar t’i tërheqin diplomatët e tyre dhe forcat e armatosura nga Kabuli.

Ministri i Forcave të Armatosura britanike, James Heappey, ka thënë për median britanike BBC se “ka burime të besueshme mbi rrezikun e sulmeve”.

Këto paralajmërime vijnë në një kohë kur talebanët kanë ngritur zinxhirë rrethuese përreth aeroportit të Kabulit.

Ndërsa, forcat amerikane e kanë perimetrin të siguruar për të mundësuar largimin e shtetasve të tyre.

Vende të tjera perëndimore kanë shpeshtuar fluturimet humanitare drejt Kabulit. Ata po mundësojnë jo vetëm tërheqjen e qytetarëve të tyre, por edhe të refugjatëve afganë.

Tri porta aeroportuale janë të rrezikshme gjithsesi. Udhëzime u janë dhënë të gjithë personave të huaj apo afganëve, që kanë ndihmuar SHBA-të dhe NATO-n, se si të shkojnë në aeroport në mënyrë të sigurt.

Shteti Islamik ka një mundësi të shtojë praninë në disa pjesë të Afganistan nga ana tjetër. Mjete me mina të telekomanduara mund të shkaktojnë sulme dhe incidente të rënda në Kabul.

Një pikëpyetje e madhe është ngritur edhe mbi atë çfarë mund të ndodhë, pas tërheqjes së plotë të amerikanëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore