Shëndet

Studim: si të ulet obeziteti te fëmijët


Obeziteti është një nga problemet kryesore në epokën tonë. Ai ka prekur në një masë të madhe edhe fëmijët. Konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme ka bërë që shumë fëmijë të jenë mbipeshë.

Një strategji që mund të përdoret përveç një diete të shëndetshme dhe një aktiviteti të rregullt fizik, mund të burojë nga ndalimi i reklamimit të ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë.

Një studim i fundit nga universiteti i Cambrige, i botuar në revistën “Pol”, zbuloi se mbipesha e fëmijëve gjithashtu mund të luftohet duke ulur kohën në reklamat televizive kushtuar ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë.

Duke u nisur nga të dhënat e njohura tashmë, të tilla si koha që fëmijët kalojnë para televizorit dhe rrjedhimisht, sa reklama shikohen mesatarisht çdo ditë, studiuesit arritën në disa përfundime shumë interesante.

Nëse reklamimi për ushqime dhe pije të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë do të ndalohej gjatë gjithë ditës (veçanërisht nga ora 5.30 deri në orën 21:00), 3.7 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar do të shihnin mesatarisht dy herë më pak reklama kushtuar këtyre ushqimeve. Kjo zgjedhje do të përfshinte një rënie në marrjen mesatare prej 9.1 kcal në ditë.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore