Studentët serbë bllokojnë rrugën kryesore në Beograd, protestojnë ndaj parregullsive zgjedhore
Studentët serbë, të premten, kanë bllokuar një ndër rrugët më të frekuentuara të Beogradit në shenjë proteste pas parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
Të rinjtë serb të cilët bllokuan njërën nga rrugët më të ngarkuar të kryeqytetit po kërkojnë që autoritetet serbe të lejojnë hapjen e listave të votuesve.
Një nga organizatorët e protestës, Ivan Bjeliç, duke folur me megafon, të premten tha se automjetet e ambulancës do të lejohen të qarkullojnë gjatë bllokadës.
Ai paralajmëroi një program muzikor, si dhe ngritjen e një kampi me tenda.
Siç u njoftua më herët, bllokada do të zgjasë 24 orë diku në mesditën e ditës së shtunën të 30 dhjetorit, kur në protestë do të bashkohet përfaqësuesit e kampit opozitar “ProGlas”.
Studentët iu bashkuan protestave që kanë vazhduar që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të thirrura nga koalicioni më i madh opozitar “Serbia kundër dhunës”, duke akuzuar ndër të tjera Partinë Progresive Serbe (SNS) për vjedhje në zgjedhje.
Dyshime për parregullsi në procesin zgjedhor shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiç, fushatë negative dhe përhapje të frikës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës