Film

Stranger Things 5, me 8 episode dhe jo ‘aq ekstrem’


Dashamirësit e spektaklit hit televiziv, “Stranger Things”, kanë filluar që tani të nervozohen për kapitullin e fundit të horrorit në ekranin e vogël, pasi krijuesit e spektaklit, vëllezërit Duffer, zbuluan se do të ketë vetëm tetë episode në instilacionin final.

Në llogarinë e tyre në median sociale Twitter, dy bashkëdrejtuesit e spektaklit postuan fotografinë e një tabele të bardhë të vijëzuar me lapustil, ku ishin shënjuar diagramet për tetë episode, në tetë kolona me katër rreshta secila.

Menjëherë janë ngjallur reagime në rrjet, ku fansat e spektaklit kanë komentuar me shumicë: Vetëm tetë episode?!

Stranger Things 4, i cili në vetvete u vlerësua maksimalisht nga ndjekësit në Netflix, kishte nëntë seri, duke përfshirë edhe një përmbyllje mbi dy orë, si të ishte një film i mirëfilltë.

Mirëpo, nga ana tjetër, Matt Duffer, një prej vëllezërve krijues, ka shpjeguar se Stranger Things 5 do të kthehet më shumë në bazën e saj, ku ka rrënjët, tek sezoni i parë.

Kështu, duke hamendësuar se jo vetëm që seritë do të jetë më të pakta, por edhe më të shkurtra, në harkun kohor 50-minutësh, si ato të sezonit të parë.

Gjatë fundjavës, spektakli ka fituar disa çmime dhe pritet të rrëmbejë edhe të tjerë natën e 12 shtatorit, kur të mbahet ceremonia e çmimeve Emmy.

Pavarësisht këtij fakti, do të duhen ndoshta dy vjet të tjera që të rishohim në ekran Millie Bobby Brown si Eleven, Noah Schnapp si Will, Finn Wolfhard si Mike apo Sadie Sink si Max.

Deri atëherë, publiku mund të kënaqet me këto “karamele” të vogla që ata pas perdeve dhurojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore