Sport

Sporting-u i Lisbonës për rekord, asnjë humbje në kampionat


Skuadra portugeze e Sporting CP-se është ndër ekipet e rralla, së bashku me Rangers-in në Skoci, nga ligat e rëndësishme europiane që nuk kanë humbur asnjëherë këtë sezon.

21 javë kanë kaluar nga sezoni aktual në Ligen NOS. 17 fitore dhe katër barazime për djemtë nga Jose Alvalade.

55 pikë kanë arritur të grumbullojnë deri më tani, ndëkohë që sezonin e shkuar e mbyllën me 60 pikë, pas 34 javësh.

Përveç zero humbjeve, Sporting-u ka edhe sulmin më të mirë me 42 gola të shënuar dhe mbrojtjen më të mirë me 10 gola të pësuar.

Ditën e premte në mbrëmje, Sporting-u do të ndeshet me Santa Clara-n, duke filluar nga ora 21:45, jo vetëm për fitore, por për të thyer rekordin historik pa humbje.

Në sezonin 1981/82 Sporting-u nuk u mposhtë në 21 javët e para të kampionatit dhe po kërkon ta tejkalojë këtë rekord.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore