Shqipëria

SPAK mbyll hetimet për laboratorin e drogës në Frakull, çon në gjyq ish-kryekomunarin


Prokuroria e Posaçme SPAK ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit.

Mësohet se të pandehur janë marrë ish-kryekomunari Viktor Çervenaku, vëllai i tij Zenel Çervenaku, djali Denilson Çervinaku dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati.

Po ashtu edhe Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Në banesën e Viktor Çervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kilogramë kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Kjo u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej afro tre muajsh.

Droga vinte nga Kolumbia, kurse në Shqipëri përpunohej me destinacion tregun evropian.

Ndërkohë, teksa vijojnë hetimet për pjesën tjetër të grupit, mësohet se në kërkim është një shtetas kolumbian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore