Zgjedhjet në Shqipëri

Soreca nga Elbasani: BE me 40 ekipe vëzhguese në zgjedhje


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar në Elbasan një takim me drejtues politikë të partive.

Në dalje nga takimi, ai ka cilësuar faktin se ka dëgjuar shqetësimet mbi shit-blerjen e votës. Në terren ndërkaq, do të ketë 40 ekipe nga BE-ja për vëzhgimin e situatës.

“Duam të shohim një fushatë të fokusuar tek programet politike dhe nevojat e qytetarëve, jo tek sulmet dhe intimidimet. E kemi thënë këtë që me nisjen e fushatës më 25 mars”, tha ambasadori.

Ai shtoi se këtë mesazh e ka përsëritur sërish. Sipas Soreca-s, e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë transparente dhe të ndershme.

“Dëgjuam shqetësime për shit-blerjen e votave. Është vepër penale dhe parashikohet nga Kodi Penal. Do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve me 40 ekipe”.

Në fund ambasadori përmbylli, duke cilësuar se “këto zgjedhje, janë të rëndësishme fillimisht për shqiptarët, por edhe për BE-në”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore