Sport

Son Heung-min vazhdon kontratën me Tottenham


Futbollisti korean, Son Heung-min, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Tottenham Hotspur.

Klubi anglez, Tottenham, ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës deri në vitin 2025 me yllin e tyre.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se Heung-Min Son ka nënshkruar kontratë të re katër-vjeçare me klubin, e cila do të zgjasë deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë që Son, u transferua në vitin 2015 nga skuadra gjermane e Bayer Leverkusen për shirën e 30 milionë eurove, derisa vlera e tij sipas “transfermarkt” është 85 milionë euro.

Ndryshe, kapiteni i Koresë së Jugut, ka shënuar 107 gola dhe ka dhuruar 64 asistime në 280 paraqitje në të gjitha garat.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore