Stil

Snoop Dogg me biznes të ri – së shpejti hap linjën e hot dogëve


Snoop Dogg - Rep artist

Rep artisti, Snoop Dogg me sa duket po planifikon të lançojë linjën e tij të hot dogëve – të quajtur “Snoop Doggs”.

Avokatët e rep artistit, 50-vjeç, aplikuan dhjetorin e kaluar në Zyrën e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara për një regjistrim federal të markës tregtare me termin “Snoop Doggs”, duke thënë se ai planifikon ta përdorë atë për të shitur hot dogs, lloje të ndryshme salsiçesh dhe të tjera produkte ushqimore.

Sipas Billboard, avokatët e Snoop paraqitën kërkesën për markën tregtare si një aplikacion me qëllim për t’u përdorur, që do të thotë se krijuesi i hitit “Drop It Like It’s Hot” nuk e ka hapur ende kompaninë, por ka qëllim serioz për ta bërë këtë dhe dëshiron të sigurojë të drejtat e markës tregtare, para kohe.

Snoop Dogg.

Kjo është më e fundit në një linjë të gjatë sipërmarrjesh konsumatore që Snoop Dogg ka krijuar vitet e fundit.

Në vitin 2015, adhuruesi i vetëshpallur i marihuanës themeloi një kompani kanabisi të quajtur “Leafs by Snoop”, publikoi librin e tij të gatimit të titulluar “From Crook to Cook: Recipes Platinum from Tha Boss Dogg’s Kitchen” në vitin 2018, dhe në vitin 2020, ai lançoi liquorin e tij të quajtur “Indoggo Gin”, si dhe verën “Snoop Cali Red”.

“Leafs by Snoop”

Por vendimi për t’u futur në biznesin e hot-dogut mund të jetë një surprizë për fansat e Snoop Dogg pasi ai u bë tituj në 2016 me një paraqitje në “Jimmy Kimmel Live!”, gjatë së cilës reperi “Gin and Juice” mësoi se si prodhohen hot dog-ët. .

Gjërat nuk janë akoma të sigurta kjo pasi që ideja e tij e vitit 2011 për markën e akullores “Snoop Scoops” nuk e pa kurrë dritën e ditës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore