Sport

Skuadrat e mëdha të Premier League pas sulmuesit të Nottingham Forest


Sulmuesi i Nottingham Forest, Brennan Johnson është duke u monitoruar nga shumë skuadra të mëdha të Premier League, sipas Ekrem Konur.

Arsenal-i, Manchester City dhe Liverpool raportohet se janë të interesuar për sulmuesin 21-vjeçar, i cili shënoi dy gola në barazimin 2-2 të Forest kundër Everton-it të dielën.

Ndërsa skuadra e Nottingham Forest e Steve Cooper ka bërë 30 nënshkrime këtë sezon, është Johnson, një i diplomuar nga akademia e klubit, ai që është golashënuesi i tyre më i mirë në Premier League.

Reprezentuesi i Uellsit ka kontribuar në nëntë gola në sezonin aktual, ndërsa ka luajtur në të gjitha 25 ndeshjet, në të cilat ka startuar 23 prej tyre.

Nëse performancat e tij vazhdojnë, interesimi i raportuar nga skuadra e Liverpool-it e Jurgen Klopp, e cila po ndjek një përfundim në top katërshe, si dhe dy pretendentë të tjerë për titull, tregon se mund të jetë e vështirë të mbahet Johnson në City Ground sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore