Muzikë

“S’ka pardon” nga Ardian Bujupi


Ardian Bujupi - Artist

Ashtu siç e ka zakon, artisti i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, i cili është shumë i rezervuar në daljet e tij në intervista, përmes llogarisë së tij të Instagram-it, ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor.

“S’ka pardon”, titullohet kënga më e re nga Bujupi, e cila shumë shpejt pritet të publikohet edhe m video klip, ndërsa detaje të tjera nuk janë zbuluar akoma.

Ndërkaq, së fundmi, Ardiani, ka zbuluar se në nder të 10-vjetorit të karrierës së tij muzikore, do të publikoj një album që do të përmbajë gjithsej 10 këngë dhe po ashtu do të ketë titullin “10”.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi”, pati shkruar kohë më parë Bujupi.

Gjithsesi, ylli i hitit “Andiamo”, duket të jetë shumë aktiv në këtë vit, ndërsa dy projektet e fundit të tij mbesin, “Adrenalina” dhe “Peligrosa”.

Ai në bashkëpunim me rep artistin, Finem, sollën këngën “Adrenalina”, të cilën e publikuan me datën 9 korrik të këtij viti, e që u mirëprit nga fansat e dyshes, duke grumbulluar mbi 2 milionë klikime në YouTube.

Por, më voluminoz rezultoi të jetë projekti solo i Ardianit, i titulluar “Peligrosa”, që e publikoi me 28 maj të këtij viti, ndërsa kënga pos që morri shumë kritika pozitive, arriti të mbledh më shumë se 10 milionë shikime në platformën e YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore