Lajme

Siria pezullon fluturimet në aeroportin e Damaskut pas sulmit të Izraelit


Siria ka pezulluar të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut.

Masa ka ardhur fill pasi një sulm ajror izraelit ka goditur një zonë afër objektit.

Gazeta pro-qeveritare Al-Watan ka raportuar se sulmi e la me dëme pistën, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth sulmit.

Kurse Agjencia Shtetërore e Lajmeve, SANA, ka konfirmuar se të gjitha fluturimet janë pezulluar, për shkak se “disa pajisje teknike nuk kanë funksionuar në aeroport”.

Aeroporti ndodhet në jug të Damaskut.

Sakaq, njoftimi ka ardhur disa orë pasi media shtetërore e Sirisë raportoi sulme ajrore izraelite në disa pozicione ushtarake në jug të Damaskut.

Atje u la i plagosur një person dhe u shkaktuan, po ashtu, dëme materiale.

Përgjatë viteve, Izraeli ka organizuar qindra sulme ndaj objektivave në Siri, por rrallëherë pranon ose diskuton operacione të tilla.

Veç ka deklaruar se synon bazat e milicive aleate të Iranit, të tilla si grupi militant libanez Hezbollah, që ka luftëtarë të dislokuar në Siri dhe që luftojnë në anën e forcave qeveritare të presidentit sirian Bashar Assad.

Gjithashtu edhe dërgesat e armëve që besohet se janë të destinuara për milicitë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore