Tokyo 2020

Sifan Hassan fiton medaljen e tretë në Tokio 2020


Sifan Hassan, atletja nga Holanda ka arritur të marrë medaljen e tretë olimpike dhe të dytën të artë në Tokio 2020.

Holandezja pasi kishte triumfuar më herët në garat e 5 mijë metrave me medalje ari dhe 1 mijë e 500 metrave me medalje bronzi, tashmë ka marrë arin edhe në garën e 10 mijë metrave.

Hassan e përfundoi garën në kohën 29 minuta e 55.33 sekonda, duke lënë pas Kalkidan Gezahegne të Bahreinit dhe Letesenbet Gidey e Etiopisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore