Lajme

Shtyhet turneu i lamtumirës i Elton John


Datat e turneut, ku Elton John do të përshëndeste për të fundit herë si këngëtar, do të shtyhen.

Ka qenë vetë artisti që e ka bërë me dije lajmin.

“Me trishtim të madh dhe zemër të thyer jam i detyruar të shtyj turneun”, tha Elton John në një deklaratë.

Ai pritej të performonte së shpejti në: Londër, Mançester, Liverpool, Birmingham, Leeds, Aberdeen, Glasgow dhe Belfast.

“Dhimbje dhe siklet”

“Në fund të pushimit tim veror, unë u rrëzova dhe tashmë ndiej shumë dhimbje”, shpjegoi ai.

“Me gjithë trajtimitn intensiv fiziologjik me specialistë, dhimbja ka vazhduar të përkeqësohet, aq sa po bëhet pengesë për lëvizjen time”.

Ai vazhdoi: “Unë jam këshilluar që të bëj një operacion sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos kem komplikime afatgjata”.

Më tej tha se do vazhdojë për disa kohë fizioterapinë. Ai ka deklaruar se, pavarësisht se nuk është në gjendje të luante setet e tij të plota tre-orëshe, ende do të performojë një set të shkurtër me pesë këngë në “Global Citizen”, më 25 shtator.

Pas operacionit, shpreson të jetë sërish në gjendje të rifillojë pjesën amerikane të turneut në janar të 2022-it në New Orleans.

Njerëzit, të cilët do prenotojnë biletat, do të marrin informacione të reja për ngjarjet së shpejti.

Në fillim të këtij muaji, Elton njoftoi se do të nxjerrë një album të ri me titullin “The Lockdown Sessions”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore