Jetesë & Stil

Shtetet që votuan Shqipërinë në finalen e “Eurovision-it”


Nata finale e Festivalit Evropian të Këngës – “Eurovision Song Contest 2021”, ka qenë temë diskutimi në të gjithë mediat rozë teksa shtetet garuan me përfaqësuesit e tyre, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Këngëtarja, Anxhela Peristeri, ishte e përzgjedhura për ta përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e këtij viti të “Eurovision-it”.

Peristeri ndezi skenën gjigande të festivalit teksa performoi këngën e saj “Karma” me një super vokal që u komplimentua edhe nga juria profesioniste e evenimentit.

Falë performancës së Anxhelës, Shqipëria ishte një nga 26 shtetet finaliste në “Eurovision” dhe e dyta në radhë për të përformuar.

Ndërsa, nga 39 shtetet pjesëmarrëse të natës finale, vetëm katër prej tyre e kanë vlersuar përfaqësuesen e Shqipërisë, Anxhela Peristerin dhe këngën e saj “Karma”.

Nga juria e Holandës, “Karma” morri 1 pikë, ndërsa San Marino e vlerësoi me 2 pikë. 7 pikë u adresuan nga Danimarka, gjersa Malta ka dhënë vlerësimin maksimal me 12 pikë, që në total e bëri Shqipërinë me gjithsej 22 pikë nga juria profesioniste.

Gjithashtu, Anxhela, 35 pikë ka marr nga votat e publikut duke arritur vlerësimin final me 57 pikë.

Ky grumbullim pikësh i solli Peristerit vendin e 21-të në renditjen tabelore të natës finale të “Eurovision”.

Por, Anxhela Peristeri, u vlerësua shumë për vokalin dhe paraqitjen e saj e cila u cilësua si “e mahnitshme” teksa performoi këngën në skenën e “Eurovision-it”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore