Përballje

Shqipëria synon pikët e para të Nations League në duelin kundër Islandës


Kombëtarja Shqiptare në futboll do luaj ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kombeve, në ora 20:45.

Kuqezinjtë, ndeshjen e tyre të parë do ta luajnë kundër Islandës në Grupin e dytë, të Ligës B, në Nations League.

Shqipëria ishte e supozuar të përballej me Rusinë në ndeshjen e tyre të parë, por për shkak të konfliktit Rusi – Ukrainë, ata janë pezulluar nga çdo turne.

Islanda në anën tjetër, ka barazuar kundër Izraelit në ndeshjen e tyre të parë, me rezultat 2:2.

Islanda radhiten në pozitën e parë në grup me vetëm një pikë.

Gjatë historisë, përballjet mes Shqipërisë e Islandës kanë qenë mjaft të barabarta, ku kuqezinjtë kanë fituar tre ndeshje dhe Islanda katër.

Pas kësaj ndeshje, Shqipëria do luaj edhe një ndeshje në muajin qershor.

Më 10  qershor, Shqipëria do pres Izraelin në stadiumin “Air Albainia”.

Kujtojmë se me triumfi eventual në grupe të Nations League, Shqipëria do të ketë një mundësi për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2024.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore