Shqipëria

Shqipëria “e ngrirë” – Forcat në terren për lehtësim të qarkullimit


Shqipëria është përfshirë nga një valë e të ftohtit të acartë, e cila do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, ku si pasojë do të ketë një sërë masash, nga mbyljja e shkollave tek kufizimi i qarkullimit në disa akse rrugore.

Forcat e Emergjencave Civile sakaq, kanë qenë në terren përgjatë gjithë kohës, për të normalizuar gjendjen e qarkullimit dhe për të shmangur situata avarie.

Kështu e ka nisur ditën edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ka shpërndarë disa imazhe nga puna që po kryher në terren.

Në to, vihet re pastrimi i rrugëve nga bora dhe hedhja e kripës, edhe në trotura të bllokuara të qendrave të qytetete.

Nga ana tjetër, në gjendje gatishmërie janë edhe inxhinierët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pas disa avarive të raportuara në disa zona të vendit.

As kryeqyteti, nuk i ka shpëtuar acarit, ku në zona të caktuara – edhe qëndrore – ka munguar energjia për disa orë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore