Lajme

Shpërthimi i madh nё njё fabrikё nё Rusi, vdesin 16 persona


Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë në një shpërthim në një fabrikë baruti dhe kimikatesh në provincën perëndimore të Rusisë Ryazan.

Lajmin e bёri publik televizioni shtetëror rus, i cili transmetoi njё burrё duke u dёrguar nё spital me plagё tё rёnda.

Shpërthimi i fuqishëm vrau pothuajse të gjithë punёtorёt që ndodheshin në turn në atë kohë.

Një video tregoi momentin e shpërthimit, me një top të madh të verdhë të zjarrit që ngrihej në ajër.

Fotografitë pas ngjarjes treguan një skenë të shkatërrimit total dhe tymin i cili po ngrihej akoma nga rrënojat.

Shkaku i saktë ishte i paqartë.

Agjencia e lajmeve TASS citoi se ishte shkaktuar nga mosrespektimi i procedurave të duhura teknike.

Lajm në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore