Stil

Shpella e Teletubbies


Amazing Architecture

Studio e arkitekturës ruse, Niko Architect së fundmi ka përfunduar shtëpinë, e frymëzuar nga stili Teletubby, nën një kodër artificiale peisazhi.

E quajtur Shtëpia organike, ku përfshihen tre dhoma gjumi, ajo ndodhet në rajonin Moskës në Rusi.

Nostalgji e fëmijërisë që të kujton çatinë e gjelbër me kupolë, një film i famshëm televiziv britanik.

Amazing Architecture

Është e orientuar nga veriu, hapjet e saj janë rreth e rreth mureve të bardha të lëmuara, që janë të mbështjella me gjam, vizurat kryesore janë nga pishina.

Shtigjet e qarkullimit janë në formë ovale dhe ka të përfshira shkallë në të dy anët e objektit, të cilat e lehtësojnë lëvizjen, në harmoni me kodrën.

Amazing Architecture

Këto shkallë të çojnë në një derë të madhe, e integruar në mure të lakuara prej betoni.

Amazing Architecture

Plani i kësaj “kasolleje” në formë U-je, është e organizuar që të jetë në përputhje me lëvizjen e diellit gjatë tërë ditës.

Kryeson zona e ngrënies dhe kuzhinës, me një hapësirë shumë të madhe, e cila është e ngjashme me çatinë e shpellës, që ndjek formën e kodrës.

Në qëndrimin ditor është integruar një divan në një nivel më poshtë se dyshemeja, në formë rrethore ku ka një ndezës druri të montuar në tavan.

Amazing Architecture

Një mur i lakuar, me material prej druri e ndan hapësirën e ndejtjes prej asaj të ngrënies.

Amazing Architecture

Kati i sipërm (i parë), janë dy dhoma gjumi shtesë të cilat kanë qasje në tarracën më pamje nga oborri, i cili ka një peizazh të mrekullueshëm.

Amazing Architecture

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore