Shqipëria

Shkodër, humb jetën drejtuesi i motoçikletës


Një person ka ndërruar jetë mesditën e 19 janarit, si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Beltojë”, në qytetin e Shkodrës.

Një mjet tip “Benz” ngjyrë gri ka përplasur një motoçikletë.

Mësohet se drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar në kanal në anë të rrugës. Ai ka humbur jetën për shkak të përplasjes së fortë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur.

“Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër-Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.M, është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L. L, 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore