Sport

Shkëlqimi në mediat sociale dhe rënia në realitet e Hulkut iranian (VIDEO)


Për vite me radhë, Sajad Gharibi, njeriu i njohur si Hulku iranian, ka “peshkuar” njerëzit duke u hequr si tepër i fortë dhe i pamposhtur.

Ai është bërë viral në mediat sociale për shkak të madhësisë së tij turpore dhe vazhdimisht tentonte të hynte në botën e MMA dhe boksit.

Në marsin e kaluar, Hulku iranian duhej të përballej me Martyn Ford. Por kjo ndeshje u shty. Sipas mediave kjo ngjarje e bëri atë të mohuar nga familja dhe ai dukej i trishtuar dhe i dobët.

Të dielën e 31 korrikut, më në fund Gharibi u ngjit në ring. Përballë kishte Djumanov Almat Bakhytovich, të njohur si Titani kazak.

Edhe pse kundërshtari ishte 37 kilogramë më pak, arriti t’i jepte fund mbretërimit në mediat sociale të Hulkut Iranian. Fotot virale të këtij të fundit tashmë duken të dyshimta.

Shumë njerëz mendojnë se Gharibi i ka fotot të modifikuara në mediat sociale dhe se ai është thjesht një tip i “shëndoshë”.

Dhe mbi të gjitha, ai nuk di të luftojë në boks.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore