Sport

Shiriti i kapitenit të Ronaldo-s shitet për 64 mijë euro


Cristiano Ronaldo tregoi gjithë zemërimin e tij për golin e anuluar në ndeshjen kundër Serbisë, në Beogradë. Duke hedhur në tokë me nervozizëm shiritin e kapitenit.

Shiriti i kapitenit të Ronaldo-s u mor nga zjarrëfikësi serb, Djordje Vukiçeviç-i i cili e nxori në ankand humanitar dhe me paratë e mbledhura do paguhej trajtimi i sëmundjes së një djali gjashtë muajsh serb që vuante nga atrofia muskulore.

“Ankandi humanitar për shiritin e Cristiano Ronaldo-s sapo ka përfunduar në shifrën e shkëlqyer të 7.5 milionë dinarëve”, tha në Twitter Jovan Simiç-i, themeluesi i shoqatës bamirëse “Together for Life”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore