Lajme

SHBA-Iran rikthehen në tryezën e bisedimeve


Përpjekjet për të rikthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Amerikës dhe Iranit, do të rikthehen të martën e 7 prillit në Vienë.

Pesë superfuqi botërore do të jenë ndërmjetëset e këtij dialogu. Përpjekjet për të hequr sanksionet amerikane ndaj Iranit, do të kryhen nga Rusia, Kina, Franca, Gjermani dhe Britania e Madhe.

Pavarësisht se përfaqësuesit e Iranit dhe SHBA-së do të jenë pjesë e takimeve, ata nuk do të ulen në të njëjtën tryezë.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, ka shkruar më parë në Twitter se nuk ka nevojë për bisedime SHBA-Iran. Pavarësisht kësaj, pala e republikës islamike, ishte e para që konfirmoi pjesëmarrje.

Amerikanët nga ana tjetër, do të përfaqësohen nga i dërguari i posaçëm në Iran, Rob Malley.

Në vitin 2018, ish-presidenti amerikan Donald Trump, e nxorri SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Këta të fundit nga ana tjetër, kanë marrë disa vendime mbi prodhimin e Uraniumi. Mos lejimi i vëzhguesve të OKB-së në uzinat e prodhimit të lëndëve kimike, ka qenë një prej tyre.

Tashmë, pas dy vjetëve tensione të larta, kjo është tentativa e parë e hapur për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore