Përballje

Sfidat e Kuq e Zinjve për botërorin Katar 2022


Botërori Katar 2022

Në kualifikimin për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, Shqiperia priste nje short sfidues. E me të vërtetë ashtu doli. Kundërsharët e Grupit I me të cilët Kuq e Zinjtë do të duhet të përballen, janë Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino,

Edhe pse kryelartë, kombëtarja jonë e ndjen presionin e skuadrave me të cilat i duhet të ndeshet. Kujtojmë se historikisht në përballjet ndaj anglezëve ekipi ynë kombëtarë nuk ka arritur asnjëherë rezultat pozitiv. Kundrejt Polonisë ka arritur vetëm një herë fitoren, ajo e vitit 1953.

Të mos harrojmë dhe skuadrën hungareze që renditet e treta, e cila padiskutim nuk duhet nënvlerësuar. Ndërsa me Andorën dhe San Marinon, llogaritë janë më të thjeshta.

Kualifikimet për Kupën e Botërorit do të nisin nga marsi i vitit që vjen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore