Lajme

Sërish numër i lartë i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Sërish në Kosovë është shënuar numër i madh i të infektuarve.

Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë regjistruar 149 raste pozitive.

Numri i të infektuarve vjen nga 986 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 43 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 592.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 57 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 439, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 740.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe ditëve te fundit ka një rritje të rasteve pozitive me Coronavirus në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ishte shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e rasteve me COVID-19 kohëve të fundit në vendit tonë.

Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ai paralajmëroi se shumë shpejt në vendin tonë do të nis edhe vaksinimi anti-COVID me dozën e katërt.

Latifi po ashtu bëri të ditur se për Komiteti do të takohen për të diskutuar për masat që duhet ndërmarrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore