Sport

Serie A, dita për kryesuesit dhe për kryeqytetasit


Fillimi i sezonit në Serie A, po sheh shumë skuadra të bashkangjiten me kreun.

Më të spikaturat kanë qenë skuadra e Milan-it, Roma, Atalanta dhe kryesuesit e Napoli-t.

Dy nga kto skuadra zbresin sot në fushë për të mbyllur javën e gjashtë të elitës italian.

Ditën e nisin kryesuesit e Spalletti-t, me vizitën në fushën e Sampdoria-s.

Napoli nga katër ndeshjet e para gëzon rekord 100%, kurs Sampi vetëm në javën e katërt arriti fitoren e parë.

Me fillim në orën 18:30, skuadrat zbresin në fushë me synime krejtësisht të ndryshme.

Tre pikë, normalisht do ta ngrisnin Napoli-n në krye përsëri, kurse për Sampdoria-n tre pikë do të vlenin një ngjitje drastike në tabelë.

Në të njëjtin orar, Torino pret Lazio-n.

Lazio vjen në këtë ndeshje në formë jo shumë të mirë, kurse Torino kërkon që të arrijë fitoren e tretë me radhë.

Cila do skuadër që fiton, sonte do të ngjitet në pozitat Evropiane.

Java mbyllet në “Olimpico”, me ndeshjen e orës 20:45.

Udinese viziton Romën e Jose Mourinho-s.

Skuadra e portugezit e nisi sezonin mjaft mirë, por pësoi humbjen e parë në fundjavë përballë Verona-s.

Kurse Udinese, pas startit tejet pozitiv të sezonit, u ul me këmbë në tokë nga Napoli, në një disfatë 4-0.

Roma tenton ta mbajë hapin me Napoli-n, Inter-in dhe Milan-in, e një fitore sonte është e domosdoshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore