Përballje

Sergio Ramos në dyshim për ndeshjen përballë ish-skuadrës së tij


Paris Saint-Germain dhe Real Madrid do të përballen në kuadër të raundit të 16-ave në Champions League.

Deri në takimin e dy palëve në “Parc Des Princes” kanë mbetur edhe 16-të ditë.

Dhe, gjatë të dielës së 30 janarit, PSG ka marrë një lajm jo shumë të mirë sa i përket njërit prej futbollistëve të tyre.

Bëhet fjalë për ish-legjendën e Real Madrid-it, Sergio Ramos.

Mbrojtësi 36-vjeçar nuk po di të ndahet nga fati i keq dhe lëndimet qysh nga transferimi i tij në kryeqytetin francez.

Sot ai iu është nënshtruar testeve mjekësorë, që i kanë nxjerrë një lëndim në muskujt e këmbës së djathtë.

Ai është tani një dyshim i madh për takimin që PSG do të zhvillojë përballë Real Madrid-it.

Përveç mbrojtësit spanjoll, PSG ka kokëdhimbje tjera – dhe një ndër ta është edhe Neymar Jr.

Futbollisti brazilian ka tashmë dy muaj jashtë fushave dhe ende nuk është kthyer në stërvitje të plotë me skuadrën.

Pjesëmarrja e tij në ndeshjen e parë përballë madrilenëve është shumë në dyshim.

Kur kanë mbetur edhe 16 ditë, lajmet e mira po e favorizojnë Real Madrid-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore