Lajme

“S’do ta shkeli në asnjë moment ligjin për rezervat shtetërore”, thotë Hajdari


Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me dokumentet që janë kërkuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar për rezerva shtetërore ka thënë se do ta zbatojnë ligjin për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara.

Ndonëse për keqpërdorim të rezervave u arrestuan dy zyrtarë të MINT-it, Hajdari në konferencë për media ka thënë se “s’do ta shkel në asnjë moment ligjin për rezervat”.

“Ne si ministri e Industrisë, jemi të hapur për çdo informacion. Unë jam e dedikuar ta mbroj ligjin dhe nuk do ta shkel në asnjë moment ligjin për rezervat shtetërore dhe ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, ka thënë Hajdari

Ajo tutje ka thënë se duhet të pyeten anëtarët e komisionit për zbatimin e ligjit parlamentar për hetimet.

E po ashtu edhe “për mënyrën e procedurave të përkrahjes së atij ligji për të respektuar ligjin se si të kryhet një hetim paralamentar”.

“Nëse ministria merr pyetje që shkelin privatësin ose konfidencialitetin e rezervave shtetërore, sigurisht që ne jemi të dedikuar të mbrojmë Republikën tonë”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Albanian Post kishte raportuar në muajin prill të 2023-së për problemin me Rezervat Shtetërore dhe keqpërdorimet potenciale që ndodhnin prapa arsyetimit se s’mund të jepeshin informacione meqë ishte sekret shtetëror.

Në artikullin me titull “Rezervat Shtetërore të Kosovës – A po mbulohet keqpërdorimi milionësh me arsyetimin e “sekretit shtetëror”?, AP kishte nxjerrur në pah faktin se Kosova ka blerë mallra për rezerva shtetërore nga një kompani turke fantom.

Nga Prokuroria Speciale akuzohen dy zyrtarë të MINT drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetrore, Hafiz Gara, Drejtori i Integrimeve Evropiane, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, afarist.

Organi i Akuzës i ngarkon Garën e Lipovicën se kanë anashkaluar ligjin e Prokurimit Publik kur kanë kërkuar që malli të blihet pa procedura, por me negocim.

Prokuroria në Dosje thotë se buxheti i Kosovës është dëmtuar 600 mijë euro si shkak i mos ardhjes së vajit, sheqerit dhe 52 tonë grurë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore