Sport

Scaloni: “Messi është më i miri i të gjitha kohërave”.


Copa America 2020 po vjen drejt fundit, me gjymsëfinalet që janë para nesh.

Brazili do të përballet me Peru-n, Argjentina do të përballet me Kolumbinë,

Argjentina, po zhvillon një kompeticion të jashtëzakonshëm deri tani, me paraqitje shumë të mira.

Ylli i skuadrës, Lionel Messi, është lojtari i këtij edicioni deri më tani.

“La Pulga” po kalon në një formë të jashtëzakonshme, ku është i përfshirë direkt në tetë nga dhjetë golat e Argjentina në këtë Copa.

Ai ka katër gola dhe katër asistime.

Në ndeshjen përballë Ekuadorit, ai dhuroi dy asistime dhe shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Trajneri i Argjentinës e konsideron veten me fat që ka në shërbimet e tij Lionel Messi-n.

“Gjëja më e mirë që mund të na ndodhë si dashurues të futbollit, është të shijojmë lojën e Messi-t”, tha Lionel Scaloni.

“Mendoj se edhe kundërshtarët e tij kënaqen nga stili i tij”.

“Po flasim për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave”, e mbylli Scaloni.

Argjentina do të luaj gjysmëfinalen e Copa America më 7 korrik, përballë Kolumbisë që eliminoi Uruguajin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore