Gatimi

Salcë molle dhe bananeje, ideale për vegjetarianët


Mollët dhe bananet kombinojnë njëra-tjetrën në mënyrë të përkryer dhe janë një mënyrë fantastike për t’i prezantuar fëmijëve të vegjël receta të shijshme me fruta. Përgatitja e salcës është shumë e thjeshtë dhe rezultati final është shumë i këndshëm për t’u shijuar me familjen.

Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.

Përbërësit: 1 kg mollë, 400 ml ujë, 100 gr mjaltë, 2 banane, 2 shkopa kanellë.

Përgatitja

Pastrojmë mollët dhe bananet. I presim në copa të vogla.

I vendosim në një tenxhere dhe shtojmë mjaltin, kanellën dhe ujin.

I lëmë të ziejnë për 25 minuta, deri në momentin që shohim që molla është zier siç duhet.

E heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Masën krijuar e kalojmë në blender. Në momentin që është krijuar një masë e njëtrajtshme, salca është gati për t’u shërbyer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore