Përballje

Salah hero, Egjipti në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës


Egjipti është bërë gjysmëfinalistja e tretë e Kupës së Afrikës pas Kamerunit dhe Burkina Faso-s.

Skuadra e piramidave ishte sot përballë Marokut në ndeshjen ndoshta më interesante të kësaj faze.

Ndeshja nisi shumë më mirë për Marokun, që vetëm pas shtatë minutave e pa vetën në epërsi.

Sofiane Boufal ishte i saktë nga 11 metra.

Egjipti e morri më pas nën kontroll takimin, por nuk arriti të shndërrojë në gol rastet e krijuara.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1 të Marokut.

Shtatë minuta iu deshën Marokut në pjesën e parë për të gjetur golin, aq Egjiptit në pjesën e dytë.

Ishte lojtari kryesor i skuadrës, Mohamed Salah, ai që shënoi për të barazuar shifrat.

Me rezultatin e barabartë, ndeshja u bë më e mbyllur, derisa kjo pamundësoi që të shohim më shumë gola në kohë e rregullt.

Kështu, ky takim iu drejtua kohës shtesë, dy herë nga 15 minuta.

Aty, Salah ishte përsëri vendimtar, duke nxjerrë të vetëm me portën Trezeguet, që shënoi për fitoren e Egjiptit 2-1.

Në gjysmëfinale, ata do të përballen me vendasit e Kamerunit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore