Sport

Sa para fitoi Carlos Alcaraz pas triumfit në Madrid Open


Rritja mahnitëse e Carlos Alcaraz vazhdoi të dielën në mbrëmje, pasi ai siguroi titullin ATP Masters 1000 Madrid kur mposhti Alexander Zverev-in në finale.

19-vjeçari u bë spanjolli i tretë që ngriti trofeun, pas arritjeve të trajnerit të tij Juan Carlos Ferrero dhe Rafael Nadal.

Alcaraz fitoi 1,000 pikë për triumfin e tij, i cili e ka bërë atë të ngjitet në vendin e gjashtë në renditjen e ATP-së, si dhe 1,041,570 euro.

Nënkampioni Zverev do të largohet nga Madrid-i me 600 pikë më shumë dhe 568.790 euro për arritjen e tij.

Alcaraz tani e ka kthyer vëmendjen drejt Roland Garros, ndeshje e cila do të zhvillohet mes 22 majit dhe 5 qershorit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore