Lajme

Rusia po përgatitet të evakuojë familjet e oficerëve nga Transnistria


Rusia po përgatitet të evakuojë familjet e oficerëve rusë nga Transnistria e panjohur.

Kjo, sipas një raporti të Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve ukrainase.

“Formacionet e armatosura të rajonit Transnistrian të Republikës së Moldavisë po shërbejnë në mënyrë të intensifikuar. Po bëhen përgatitjet për evakuimin e familjeve të oficerëve të grupit operacional të trupave ruse”, thuhet në raport.

Situata në Transnistri mbetet e tensionuar pas sulmeve që Rusia ia atribuon Ukrainës, ku njësitë e grupit operacional të trupave ruse mbeten në gatishmëri të plotë luftarake.

Ministria e Brendshme e Transnistrisë, e cila mbetet e panjohur si një shtet sovran, deklaroi më herët se dyshohet se kishte gjetur një dron ukrainas me një mjet shpërthyes dhe “parandaloi një tentativë për sulm terrorist”.

Ky raport vjen pas rritjes së tensioneve në zonë, si sulmi i fundit në një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin e Transnistria-s.

Situata e vazhdueshme në Transnistria sinjalizon jo vetëm gatishmërinë e Rusisë për të përdorur zonën si një pikë potenciale nisjeje për sulme të mëtejshme në Ukrainë, por edhe për agresion të mundshëm kundër Moldavisë, pretendoi GUR-i i Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore