Sport

Rusia do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike 2024 si ‘neutrale’


Photo: Getty Images

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lëshoi një deklaratë të mërkurën duke pretenduar se “asnjë atlet nuk duhet të pengohet të garojë vetëm për shkak të pasaportës së tij” dhe se “Qeveritë nuk duhet të vendosin se cilët atletë mund të marrin pjesë”.

Kjo erdhi vetëm 24 orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i telefonoi homologut të tij francez Emmanuel Macron duke i kërkuar atij që të ndalojë të gjithë rusët nga Lojërat Olimpike të verës së ardhshme në Paris.

Pas një takimi të bordit të mërkurën, IOC njoftoi një propozim që atletët nga Rusia dhe Bjellorusia të hyjnë në garat kualifikuese olimpike në Azi dhe jo në Evropë, për sa kohë që ata nuk konkurrojnë nën flamurin e vendit të tyre përkatës dhe nuk e kanë mbështetur në mënyrë aktive luftën.

Grupi “Global Athlete” tha se “Vendimi i sotëm i dërgon një mesazh botës se IOC miraton luftën brutale të Rusisë dhe pushtimin e Ukrainës. Duke i lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë, IOC po forcon makinën propagandistike të Rusisë, duke fuqizuar regjimin e Putin-it dhe duke minuar paqen”.

“Si shërbëtor i Rusisë, IOC vazhdon të jetë në anën e gabuar të historisë me këtë vendim që favorizon politikën mbi parimin dhe luftën mbi paqen”, vijoi deklarata.

Kujtojmë që shefat olimpik rusë janë pro dhe kanë miratuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Ata nuk kanë nguruar ta bëjnë këtë edhe në publik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore