Lajme

Rusi/ Sekreti i hapur i vdekjeve nga Covid


Numri zyrtar i vdekjeve nga Covid-19 është 102 mijë e 649, por të paktën 300 mijë njerëz të tjerë kanë vdekur në Rusi gjatë vitit pandemik 2020.

Në fakt, nga statistikat e nxjerra nga New York Times, Rusia është vendi me rritjen më të madhe të vdekjeve gjatë 2020-ës. Janë 28% më shumë vdekje se sa viti i kaluar – një anomali e vërtetë, e cila mund të justifikohet nga pandemia.

Por, në shifrat zyrtare ruse, vetëm 57 mijë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Në raport me shumë vende të tjera, Kremlini zyrtar renditet me shifra të mira. Vetëm 39 vdekje për 100 mijë banorë nga Covid-19.

Shtete të tjera, janë në shifra shumë më të larta – Britania në 124 vdekje për 100 mijë banore, Spanja në 106, SHBA-ja në 96, Italia në 92 apo Franca në 83.

Nga vendet e mëdha evropiane, Gjermania renditet më mirë nga të gjitha. Vetëm 27 vdekje për 100 mijë banorë nga Covid-19.

Shkencëtarët rusë zhvilluan një vaksinë ndaj virusit në vjeshtën e 2020-s. Madje ata e hodhën në treg të parët Sputnik V. Kjo ngjarje solli shumë polemika, pasi mendohej se vaksina ruse nuk ishte efektive.

Gjithsesi, pas testimeve të shumta të kryera, ajo shfaqi një efektshmëri prej mbi 90%. Sërish, një pjesë e mirë e rusëve nuk e morën Sputnik V për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Jeta e natës po ashtu nuk u ndal në shumë qytete ruse. Nga qeveria, nuk është komentuar asnjëherë numri i viktimave. Një numër viktimash në tërësi shumë i lartë në krahasim me vitin më parë.

Në këtë çast, dy janë rrugët; Ose Rusia ka fshehur të vërtetën mbi vdekjet nga Covid-19, ose ka një problem të madh me numrin e vdekjeve, i cili duhet zbuluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore