Përballje

Rruga drejt titullit kampion: Ballkani, Prishtina apo Drita?


Këtë edicion gara për titull kampion në Superligën e Kosovës në futboll është bërë më interesante se kurrë më parë.

Ballkani, Prishtina dhe Drita, janë klubet të cilat po zhvillojnë një garë të ashpër, për të ngritur lartë trofeun më të çmuar të futbollit në Kosovë.

Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi i kampionatit, vendin e parë në tabelë e mban klubi nga Suhareka, Ballkani, të cilët pas 31 ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar 67 pikë.

Në vendin e dytë pozicionohet Prishtina, të cilët pas po aq ndeshjeve të zhvilluara grumbulluan veç një më pak.

Ndërsa në vendin e tretë, është kampioni aktual i Superligës, Drita, me 65 pikë, të cilët në dy ndeshjet e fundit kishin humbur ritmin dhe rrëshqitën nga vendi i parë në të tretin.

Pozicionimi në javët e ardhshme do të varet shumë nga vështirësia e orarit në pesë xhirot e ardhshme.

Por, djelmoshave të Ballkanit do t’u duhet të djersiten më shumë, pasi që luajnë si mysafirë kundër Dritës dhe më pas prapë udhëtojnë në kryeqytet për t’u përballur me Prishtinën.

Por, as Prishtina e dytë nuk është se do të ketë ndeshje edhe të lehta.

Bardhekaltërit, do të luajnë në udhëtim te Llapi, Besa dhe Gjilani, derisa në shtëpi, përveç Ballkanit, do të presin Feronikelin në xhiron e 34-të.

Njëjtë si Prishtina, mbase edhe më vështirë, pritet ta ketë Drita.

Intelektualët ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë me Feronikelin në shtëpi, pastaj me datën 5 maj, do të luajnë derbin e Anamoravës me Gjilanin.

Katër ditë pas derbit, skuadra gjilanase e pret Ballkanin në shtëpi, udhëton te Drenica dhe në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Arbërinë.

Ndeshjet e mbetura në Superligën e Kosovës:

JAVA 32

E Shtunë, 01.05.2021

15:00                     Drita – Feronikeli

15:00                     Trepça‘89 – Besa

15.00                     Arbëria  – Gjilani

E Diel, 02.05.2021

15:00                     Llapi – Prishtina

15:00                     Drenica – Ballkani

JAVA 33

E  Mërkurë, 05.05.2021

15:00                     Gjilani – Drita

15:00                     Feronikeli – Trepça ‘89

15:00                     Besa – Prishtina

E Enjte, 06.05.2021

15:00                     Ballkani – Arbëria

15:00                     Drenica – Llapi

JAVA 34

E Diel, 09.05.2021

15:00                     Drita – Ballkani

15:00                     Prishtina – Feronikeli

15:00                     Trepça’89 – Gjilani

15:00                     Arbëria – Drenica

15:00                     Llapi – Besa

JAVA 35

E Diel, 16.05.2021

15:00                     Gjilani – Prishtina

15:00                     Ballkani – Trepça’89

15:00                     Drenica – Drita

15:00                     Arbëria – Llapi

15:00                     Feronikeli – Besa

JAVA 36

E Diel, 23.05.2021

15:00                     Prishtina – Ballkani

15:00                     Drita – Arbëria

15:00                     Llapi – Feronikeli

15:00                     Trepça’89 – Drenica

15:00                     Besa – Gjilani

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore