Financa

Rriten eksportet në Gjermani


Eksportet dhe prodhimi industrial u rritën në nëntor në Gjermani.

Këto zhvillime ekonomike janë shenja që sektori i prodhimit i orientuar drejt eksportit i ka dhënë shtysë ekonomisë gjermane.

Rritja në eksporte dhe prodhim industrial vjen në tremujorin e katërt.

Ekonomia gjermane, pavarësisht pandemisë vazhdon të jetë ekonomia më e madhe në Evropë.

Prodhimi industrial u rrit me 0.9% në muaj, ndërsa eksportet u rritën me 2.2%. Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani, ky ishte muaji i shtatë që prodhimi dhe eksportet rriten.

Këto rritje në këto dy sektorë të rëndësishëm ekonomikë vijnë pas një bllokimi në mars dhe prill. Bllokimi në këto periudha erdhi nga politikat e shtetit gjerman për të kontrolluar një valë të pandemisë.

Prodhimi dhe ndërtimi kompensuan një rënie të prodhimit të energjisë.

Energjia ra me gati 4%, ndërsa importet u rritën me 4.4%. Kjo rezultoi në tkurrjen e bilancit tregtar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore