Financa

BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro


Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e kredive të reja për muajin mars të këtij viti ka arritur në 241.20 milionë euro, ndërkaq shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

Sipas BQK-së, asetet e bankave komerciale në Kosovë arrin në 7 miliardë e 500 milionë euro, derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24 për qind ku në muajin paraprak ka qenë për qind.

Ndërsa raporti kredi-depozita për këtë muaj sipas BQK-së ishte në nivelin 84.70 për qind, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore