Sport

Ronaldo i jep lamtumirën e fundit Solskjaer-it


Ole Gunnar Solskjaer nuk është më trajneri i Manchester United, pasi u shkarkua nga “djajtë e kuq” të dielën. Ai lë pas një skuadër që kujdesej për të, përfshirë ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo.

Dyshja u takuan së pari kur Ronaldo iu bashkua Mancheter United në Old Trafford në vitin 2003.

Por tani në sezonin 2021/22, ata u bashkuan përsëri, por këtë herë Ole si trajner, por kjo nuk zgjati shumë pasi Solskjaer u shkarkua pas rezultateve të shumta negative.

Numri 7 kishte disa fjalë të mira për njeriun që tani është ish-trajneri i tij, duke shpërndarë një postim në Instagram mëngjesin e së hënës.

“Ai ka qenë sulmuesi kryesorë kur erdha për herë të parë në Old Trafford dhe ai ka qenë trajneri im që kur u ktheva në Manchester United”, tha Ronaldo.

“Por, mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e jashtëzakonshme. I uroj atij më të mirën në çdo gjë që i ka rezervuar jeta.

“Paç fat, miku im! Ti e meriton!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore