Sport

Risi unike në Premier League, BT Sport transmeton ndeshjet me efekte grafike


Televizioni britanik “BT Sport” që transmeton ndeshjet e Premier League do të vijë me një risi përsa i përketë transmetimit.

Transmetuesi televiziv ka shtuar një mënyrë të re alternative në aplikacionin e tij, duke shtuar efekte grafike gjatë ndeshjes, për këdo që preferon ta shohë në atë format ndeshjen, sidomos të rinjtë.

Duke filluar nga dita e shtunë, ndeshja midis Manchester Unied-it dhe Leeds-it do të jepet edhe në formatin e ri të quajtur “Hype Mode”, që përfshinë një sërë grafikash.

Grafikat do të jenë në momente kyçe gjatë lojës, si flaka e zjarrit, tymi në vrapimin e lojtarëve dhe shumë figura të tjera vizatimore që përcjellin idenë e goditjeve të fuqishme.

Në Mbretërinë e Bashkuar ky do të jetë modeli i parë i tillë. Vetëm në SHBA është provuar diçka e tillë më parë.

“Hype Mode është një risi unike në Mbretërinë e Bashkuar në transmetimin e drejtpërdrejtë të futbollit që do të sigurojë një përvojë të re shikimi për fëmijët dhe familjet”, tha shefi operativ i BT Sport, Jamie Hindhaugh-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore