Lajme

Rinisja e lundrimeve ndërkombëtare nga Anglia


Pas një pushimi 16-mujor, lundrimet ndërkombëtare nga Anglia do të jenë në gjendje të nisin përsëri nga data 2 gusht.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon gjithashtu se njerëzit që mbërrijnë në portet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilët janë vaksinuar plotësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk do të duhet të karantinohen.

Dhe kjo është pjesë e një plani të qeverisë britanike për të lehtësuar rregullat e izolimit për mbërritjet nga SHBA-ja dhe BE-ja në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga ana tjetër, një organ i industrisë ka thënë se agjencitë e udhëtimit, hotelet, guidat turistike, operatorët e porteve dhe firmat e tjera do të përfitonin nga rifillimi i udhëtimeve.

Prej muajit maj, në vend lundrimet vendase janë lejuar të zhvillohen, por ato ndërkombëtare janë ndaluar.

Qeveria ka bërë me dije se këshillat ndërkombëtare të udhëtimit në lundrim “do të ndryshohen për të inkurajuar udhëtarët të kuptojnë rreziqet që lidhen me udhëtimet e lundrimit dhe të marrin përgjegjësi personale për sigurinë e tyre jashtë vendit”.

Kështu, në bazë të rregullave të reja, të hënën e javës tjetër, datë 2 gusht, udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga SHBA-ja dhe BE-ja që mbërrijnë nuk do të kenë nevojë të karantinohen ose të bëjnë një test ditën e tetë të mbërritjes së tyre.

Sidoqoftë, ata ende do ta kenë të nevojshme të bëjnë një test para nisjes dhe një test PCR ditën e dytë pasi të mbërrijnë.

Gjithashtu do t’u duhet të plotësojnë një formular të lokalizimit të udhëtarëve. Kurse ata n 18 vjeç do të përjashtohen nga izolimi dhe disa nuk do të duhet të testohen, në varësi të moshës së tyre.

Ndërsa për ata që shkojnë nga Franca do të vazhdojnë të zbatohen rregulla të veçanta. Udhëtarët që kanë qenë në Francë 10 ditë para mbërritjes në Angli duhet të karantinohen për 10 ditë pas mbërritjes dhe të bëjnë një test COVID në ose para ditës së dytë dhe në ose pas ditës së tetë.

Kjo e nevojshme edhe nëse ata janë vaksinuar plotësisht.

Ndërkohë, për ndryshimet e përgjithshme të rregullave, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se do të ndihmonin për të ribashkuar familjen dhe miqtë, të dashurit e të cilëve jetojnë jashtë vendit.

Grant Shapps, sekretar i transportit, ka thënë se rihapja e udhëtimit ishte “një përparim nga i cili të gjithë mund të gëzojmë”.

Sidoqoftë, “BBC” tregon se lundrimet ndërkombëtare nuk ka gjasa të jenë në dispozicion nga e hëna.

Për sa i përket biznesit fitimprurës të kompanive të lundrimit, ai u gjunjëzua nga pandemia pasi rregullatorët në të gjithë botën ndaluan anijet të lundronin për të provuar dhe kufizuar shpërthimet e virusit.

Richard Ballantyne, shefi ekzekutiv në Shoqatën Britanike të Porteve (BPA), ka treguar se lundrimet e brendshme në Mbretërinë e Bashkuar kishin demonstruar se si portet dhe linjat e lundrimit mund të “siguronin shëndetin dhe sigurinë e pasagjerëve, ekuipazhit dhe destinacioneve”.

Ai ka shtuar se organizata është “me shpresë se administratat e transferuara do të ndjekin shembullin së shpejti” në lejimin e lundrimeve ndërkombëtare.

Shoqata Britanike e Porteve, e cila përfaqëson më shumë se 400 porte, operatorë terminali dhe objekte portuale, është shprehur se ishte “e zhgënjyer” që mbërritjet nga Franca ende duhet të karantinohen pas mbërritjes në Angli për dhjetë ditë.

Sipas “BBC”, industria globale e linjave të lundrimit ka qenë një nga më të goditurat nga pandemia e coronavirus-it.

Referuar organizatës tregtare “Shoqata Ndërkombëtare e Linjave të Lundrimit”, në vitin 2019, kjo industri kontribuoi më shumë se 154 miliardë dollarë në ekonominë globale.

Mirëpo, ekspertët janë të mendimit se për shkak të përzierjes së udhëtarëve dhe ekuipazhit nga pjesë të ndryshme të botës, ekziston një rrezik i rritur i sëmundjeve të frymëmarrjes dhe gastrointestinale në anije.

Dhe në vitin 2020 kishte shpërthime të mëdha në anijet e lundrimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore