Lajme

Rindërtimi i Ukrainës mund të bëhet me “paratë ruse” në SHBA, sipas Bloomberg


Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë transferimin e më shumë se 300 miliardë dollarëve në asete të ngrira nga Banka Qendrore e Rusisë.

Këto, për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur kompania “Bloomberg”, duke cituar sekretaren amerikane të Thesarit, Janet Ellen.

Sipas zyrtares amerikane, pasojat e këtij hapi duhet të “peshohen me kujdes”, përcjell Albanian Post.

“Është një hap shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të mendojmë me kujdes për pasojat e tij përpara se ta bëjmë. Nuk do të doja ta lehtësoja”, shtoi Ellen.

Ajo vuri në dukje se rindërtimi i Ukrainës “do të kërkojë fonde të mëdha”, disa prej të cilave Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj “do të duhet t’i drejtohen Rusisë në një mënyrë ose në një tjetër”.

Por transferimi i aseteve të ngrira nuk ka gjasa të ndodhë pa pëlqimin e Kongresit, shtoi Ellen, dhe nuk do të ishte një hap që Shtetet e Bashkuara do të kishin ndërmarrë pa u konsultuar me aleatët.

Duhet të theksohet se sipas kryeministrit të Ukrainës Denis Shmygal, të paktën 600 miliardë dollarë do të nevojiten për të rindërtuar Ukrainën pas luftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore