Lajme

Rikthehen akuzat për krimet e luftës në Gjermani


Një ish sekretare në kampin e përqendrimi nazist, është akuzuar nga prokurorët gjermanë për bashkëpunim në mijëra vdekje.

Besohet se është hera e parë që një grua akuzohet në lidhje me mizoritë naziste të kohës së luftës.

Krimet për të cilat ajo dënohet janë kryer midis qershorit të 1943-it dhe prillit të 1945-ës.

Sipas autoriteteve ajo ka dhënë ndihmë për përgjegjësit e masakrës sistematike të të burgosurve hebrenj, partizanëve polakë dhe të burgosurve sovjetike të luftës.

Sistemi i drejtësisë duhet së pari të vendosë nëse ajo është e aftë të përballet me gjyqin përshkak të moshës.

Mosha dhe emri i të akuzuarës nuk është zbuluar zyrtarisht. Por, në vitin 2019 një gazetë gjermane, pretendoi se kishte 29 raste aktive në Gjermani në lidhje me krimet e luftës naziste . Midis tyre ishte një grua 94-vjeçare e identifikuar si Irmgard F, një ish sekretare personale e komandantit të kampit Stutthof, dhe që sot jeton në një shtëpi pensioni në veri të Hamburgut.

Gjermani dhe përpjekjet e saj me krimet e luftës naziste

Në vitet e fundit, Gjermania ka gjykuar dhe dënuar disa ish-anëtarë të kampeve të përqëndrimit dhe ka zgjeruar hetimet e saj për të përfshirë rojet e kampit. Këto të fundit janë akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Kjo lëvizje e dizajnuar nga ana e sistemit të drejtësisë, është cilësuar si e vonuar duke marrë parasysh kohën e luftës.

Në korrik të vitit 2020, një gjykatë në Hamburg dha një dënim me dy vite burg me kusht për Bruno Dey. Ai ishte 93 vjeç dhe u dënua për bashkëpunim në mijëra vrasje në kampin e famshëm të Stutthof-it.

Më herët neo-nazisti gjerman Stephan E. u dënua me burgim të përjetshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore