Stil

Rihanna bëhet miliarderja më e re në SHBA


Rihanna

Rihanna zyrtarisht ka rrëzuar nga froni yllin e realitetit Kim Kardashian, duke u bërë kështu miliarderja më e re në Shtetet e Bashkuara.

Këngëtarja 34-vjeçare ka hyrë në listën vjetore të “Forbes” të femrave ‘që janë bërë vetë të pasura’ në Amerikë për të tretin vit radhazi, duke zënë vendin e 21-të në përgjithësi dhe të parin si gruaja më e re.

Krijuesja e hitit “Diamonds” është e vetmja miliardere nën moshën 40 vjeçare në listë, me një pasuri neto prej 1.3 miliard euro.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga sipërmarrjet, duke përfshirë ‘Fenty Beauty’, ‘Fenty Skin’ dhe ‘Savage X Fenty’, shkruan e përditshmja “New York Post”.

Rihanna

Në mars, rrjeti televiziv “Bloomberg” raportoi se kompania e të brendshmeve “Savage X Fenty” po punonte me këshilltarët për një ofertë publike fillestare që mund ta vlerësonte kompaninë në 2. 8 miliardë euro ose më shumë, e që Rihanna zotëron 30 përqind të asaj kompanie.

Fituesja e nëntë çmimeve “Grammy” zotëron gjithashtu 50 përqind të markës “Fenty Beauty”, e cila u lansua në vitin 2017 dhe 536 milionë euro, të ardhura në vitin 2020.

Konglomerati francez i modës luksoze LVMH zotëron gjysmën tjetër të kompanisë.

Në vitin 2012, këngëtarja e “Love On The Brain” filloi një fond filantropie të quajtur Clara Lionel Foundation (CLF), duke synuar “të mbështesë dhe financojë iniciativat novatore të arsimit dhe qëndrueshmërisë ndaj klimës”, sipas faqes së internetit.

Një vit pas lansimit të fondacionit, CEO i Fenty Beauty mbajti dy fushata buzëkuqësh me kompaninë e grimit “MAC Cosmetics”, duke mbledhur 58.5 milionë euro, për të përfituar gratë dhe fëmijët e prekur nga HIV/AIDS.

Rikujtojmë se miliarderja tjetër më e re në listën e “Forbes” është 41 vjecarja Kardashian, e cila ka një pasuri neto prej 1.7 miliard euro.

Kylie Jenner e cila në moshën 24-vjeçare – u shpall miliarderja më e re e “Forbes” në vitin 2018, iu hoq titull pas një ri-llogaritjeje të vlerës së saj neto. Pasuria e saj neto aktualisht është mbi 585 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore