Jetesë & Stil

Receta mahnitëse për heqjen e qimeve të fytyrës


Për shumë nga ne qimet e fytyrës janë një stres më shumë. Por një recetë nga gratë e Lindjes së Mesme, për heqjen e tyre, duket zgjidhja ideale.

Përbërësit: Merrni një lugë gjelle shafran, dy lugë gjelle pluhur qiqrash dhe një sasi të vogël qumështi apo kosi.

Përgatitja e këtij produkti është shumë e thjeshtë. Mjafton t’i përzieni të gjithë përbërësit dhe i lini ashtu për disa orë.

Produktin e fituar duhet ta aplikoni në vendet ku dëshironi dhe ta lini ashtu për 20 minuta derisa të thahet.

Pas 20 minutave e pastroni me pambuk ose furçë. Mos harroni që paraprakisht t’i futni këto të fundit në ujë të nxehtë. Na besoni që efektet e saj do t’i vëreni brenda një kohe shumë të shkurtër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore