Kosova

Rashiç: Në 2022-ën jemi informuar për mbylljen e “Komercijalna Banka”, s’është shprehur vullnet për riaplikim


Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, ka bërë të ditur se kanë qenë të informuar që “Komercijalna Banka”, do të mbyllet në vitin 2022, por që të njëjtit s’kanë shprehur vullnetin që të riaplikojnë për marrjen e licensës.

Ministri, në konferencë për media ka theksuar se e njëjta ishte dashur të mbyllet kohë më parë.

“Ne e kemi ditur që Banka Komerciale, e cila e vetmja ka pasur licensë në Kosovë, duhet të mbyllet. Këtë e kemi ditur që nga viti 2022, këtë informacion e kam pranuar në shtator të këtij viti. Askush nga administrata e tyre nuk e kanë parë të arsyeshme që të riaplikojnë për marrjen e licensës.

Ndërsa, potencoi se të martën është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë.

Ai ka thënë se aktualisht janë dy mënyra sa i përket zbatimit të vendimit të BQK-së.

“Pasdite jam takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e kam falënderuar për mirëkuptimin dhe gjetjen e zgjedhjes për implementimit sa i përket përdorimit të dinarit”.

“Ekzistojnë dy mënyra sa i përket zbatimit të vendimit të BQK-së: Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Qendrore e Serbisë të zhvillojnë me njëra-tjetrën një lloj transaksioni, unë qysh dje kam marrë konfirmimin nga zotëri Ismaili se do ta kontaktojnë Bankën Qendrore të Serbisë, do të thotë konvertimi i dinarëve në euro do të jetë shumë i lehtë”.

Po ashtu, ka përmendur edhe takimin me guvernatorin e BQK-së, për të cilin ka thënë se e ka informuar në detaje në lidhje me këtë vendim.

“Unë dje kam pasur një takim me guvernatorin Ahmet Ismaili në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Zotëri Ismaili, ishte shumë i thukët në shpjegimin e tij dhe i ka sqaruar të gjitha sa i përket implementimit të këtij vendimi”, ka thënë Rashiç.

Duke shtuar se, “të gjithë njerëzve që nuk kanë llogari bankare dhe kjo do t’u mundësoj atyre që ta hapin një pa pagesë”.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore