Kosova

Aksion i policisë kundër fajdexhinjëve, prangosen dy persona


Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale ka zhvilluar tri aksione në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan kundër fadexhinijëve, me c’rast janë arrestuar dy persona.

“Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar dy persona të dyshuar, një mbetet në kërkim policorë, si dhe janë gjetur prova se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale të fajdes dhe detyrimit për të cilat janë hetuar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600 mijë euro.

“Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”.

Policia ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprimtarive të kundërligjshme dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore